Bëhet e ditur se në takimin e shkurtër të mbajtur në kabinetin e ministres, u diskutuan sfidat e zakonshme me të cilat po përballen qeveritë lokale, veçanërisht kur bëhet fjalë për legjislacionin.
Në anën tjetër, bashkëbiseduesit u dakorduan se është e nevojshme të krijohen mundësi për të rinjtë nga të gjitha komunitetet etnike, për të vlerësuar se Kosova mund të ketë një të ardhme të ndritshme.
Lufta kundër korrupsionit dhe anomalive të tjera të shoqërisë sonë duhet të jetë një proces në të cilin vetë qytetarët do të japin kontributin e tyre.
Po ashtu në emër të MAPL-së, Hodžić falënderoi ambasadorin në largim për bashkëpunimin e deritanishëm.