Vjosa Osmani në humor të mirë dhe karriget e zbrazura të Hazirit e Veliut – LDK publikon foto nga takimi

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar fotografi në mbledhja e sotme e Kryesisë ku pritet të zgjedhet kandidati për kryeministër.

Ajo që bije në sy janë karriget e zbrazura të Lutfi Hazirit e Agim Veliut, të cilët injoruan këtë mbledhje.

Ndërkaq, kandidatja më e përfolur për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani, duket në humor të mirë.

Nga ajo që kanë raportuar mediat në vazhdimësi, është bërë e ditur se kryetari i partisë, Isa Mustafa nuk do të jetë kandidat për kryeministër.

Ai në vend të tij preferon Vjosa Osmanin, e cila sipas tij do të ishte kundërshtarja më e denjë për Albin Kurtin.

Lajmi.net do iu mbajë në vazhdimësi të informuar për këtë takim…