Kryeministri Ramush Haradinaj të martën ka vizituar Ferizajn. Në takim me autoritetet komunale ka diskutuar për mbështetjen dhe borxhet e trashëguara nga qeverisja paraprake.
Në këtë kontekst Haradinaj ka thënë se në borxhe të mëdha janë futur një varg komunash të Kosovës, derisa qeverisjet e kaluara me një buxhet prej 10 mijë eurosh kanë kontraktuar projekte në vlerë prej 5 milionë eurosh, shkruan sot Koha Ditore.
“Biseduam me kryetarin e Komunës së Ferizajt për të gjitha projektet të cilat janë me kapacitet të Komunës, por edhe për obligimet e kaluara të kësaj komune e që ato janë të larta dhe të pa mbuluesë, si rezultat i tyre tashti është një gjendje e rëndë e marrëdhënieve midis komunës dhe operatorëve ekonomikë.Janë disa projekte të cilat do t’i trajtojmë së bashku, sepse në të kaluarën nuk është bërë një planifikim i mirë as me prona”, ka thënë Haradinaj...