Lobi shqiptaro-amerikan takim me kryetarin e PDSH-së z.Ragmi Mustafa

Lobi shqiptaro-amerikan takim me kryetarin e PDSH-së z.Ragmi Mustafa

Një drekë dhe pritje vëllazërore për përfaqësuesin e Lobit shqiptaro-amerikan z. Mamut Skenderi, i cili nga afër u interesua për gjendjen e shqiptarëve dhe situatën politike në Luginën e Preshevës.

Vizita e tij ishte në vazhdën e raporteve dhe bashkëpunimit të thelluar që tashmë kemi krijuar me Ligën qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe kryetarin e saj, ish-anëtarin e kongresit amerikan Joseph DioGuardi, ku në majin e këtij viti për Luginën e Preshevës, kishin organizuar takime të rëndësishme në SHBA.

Lugina e Preshevës ndihet më e sigurt dhe optimiste me vëllezërit dhe miqtë e saj që ka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. - ka shkruar PDSH në profilin e saj në facebook.