Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar Matthew Palmer për detyrën e re.
Sekretari i Shtetit ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin, Matthew Palmer, si Përfaqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.
“Uroj emërimin e Palmer si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor dhe mirëpres një rol në rritje të SHBA-së në integrimin e Kosovës dhe gjithë rajonit tonë në Kombet Euro-Atlantike”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Ndryshe, për emërimin e Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin ka ardhur një reagim edhe nga Serbia.
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq një emërim të tillë e ka konsideruar si një shenjë se administrata amerikane dëshiron të shtyjë përpara procesin e bisedimeve Beograd-Prishtinë.