Agjensioni për Investime Kapitale financon renovimin e Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, si dhe Shkollën Fillore në B.L Rahovicë

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi

Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës,

Ditë më parë pranova konfirmimin nga Agjensioni për Investime Kapitale për financimin e renovimit të Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë, si dhe Shkollës Fillore “Selami Hallaçi” në B.L Rahovicë. Financimi i këtyre projekteve parasheh renovimin e tërësishëm të objekteve, ku do të krijohen kushte të favorshme për zhvillimin efikas të punës në dy institucionet e rëndësishme për Komunën tonë. Investimet në përmisimin e infrastrukturës në institucionet komunale, posaqërisht në Shkollat tona kërkojn një përkushtim dhe seriozitet të veçant, meqë janë projekte kapitale drejt ardhmërisë sonë të ndritur.

#NdryshimiNukNdalet

Ky është postimi origjinal në facebookun e z.Shqiprim Arifit