Leonardo DiCaprio argëtohet me të dashurën 22 vite më të re në plazhin e Malibusë

Ata janë në lidhje që nga dhjetori i vitit 2017-të dhe gati dy vjet më vonë, dyshja ende po kalojnë kohë së bashku.alibusë

Leonardo DiCaprio, 44 vjeç dhe Camila Morrone, 22 vjeçe, morën vëmendje të shtunën në Malibu duke luajtur volejboll në plazh me disa miq të tyre, ndërsa shijuan fundjavën.

Dyshja dukeshin mjaft të lumtur në lojë kur ata buzëqeshën dhe bënin shaka rreth njëri-tjetrit.


Bukuroshja u shfaq e mahnitshme me një palë xhinse dhe bikini ngjyrë gri, linjat trupore të së cilës janë për t’u admiruar.Çifti kohët e fundit është raportuar se romancën e tyre do ta kurorëzojnë me një martesë, e cila do të mbahet në fund të këtij viti.

Kujtojmë që aktori i Hollywoodit është i njohur për faktin se kurrë nuk ka dalë me një vajzë më të vjetër se 25-vjeçare.