Sa kushton për ta blerë një iPhone X në vendet e ndryshme të botës?

Sa kushton për ta blerë një iPhone X në vendet e ndryshme të botës?

Vit pas viti telefonat po bëhen gjithnjë e më të sofistikuar dhe janë shndërruar vërtet në një mjet të domosdoshëm pune dhe jo thjesht një e mirë luksi. Përveç kësaj, atë po behën edhe më të shtrenjtë.

Sipas të dhënave të Deutsche Bank, shkruan Telegrafi, për ta blerë një iPhone X në Brazil, ju duhet të paguani hiç më pak se 2,050 dollarë, ndërsa në Turqi vlera e këtij telefoni është 1,880 dollarë.

Edhe pse India është një ekonomi në rritje, çmimi i një iPhone X është ende i lartë. Për ta zotëruar një të tillë ju duhet të paguani 1,635 dollarë.

Listën e çmimeve të telefonave prej jo më pak se një mijë dollarë e mbyll Nigeria, i cili një iPhone X kushton 1,178 dollarë.

Lista e plotë e çmimeve të iPhone X në vende të ndryshme të botës:
Brazil 2,050 dollarë
Turqi: 1,880 dollarë
Indi: 1,635 dollarë
Rusia: 1,586 dollarë
Egjipt: 1,537 dollarë
Itali: 1,514 dollarë
Britani e Madhe: 1,483 dollarë
Spanjë: 1,480 dollarë
Francë: 1,479 dollarë
Meksikë: 1,477 dollarë
Gjermani: 1,469 dollarë
Kinë: 1,423 dollarë
Malajzi: 1,378 dollarë
Arabi Saudite: 1,333 dollarë
Australi: 1,317 dollarë
SHBA: 1,251 dollarë
Nigeri: 1,178 dollarë