Mercedes lanson së shpejti një makinë të re elektrike

Mercedes lanson së shpejti një makinë të re elektrike

Disa ditë para Frankfurt Motor Show, shfaqet modeli që vjen së shpejti

Momentalisht, Porsche është në qendër të vëmendjes me makinën elektrike Taycan, që po duhet të jetë e pëlqyeshme dhe shumë e fuqishme. Kjo nuk duket se po i pëlqen kompanisë Mercedes, që dëshiron të dominojë me modelet e veta.

Tani që Frankfurt Motor Show është shumë afër, Mercedes ka bërë të ditur se do të lansojë së shpejti një makinë elektrike, mirëpo nuk janë bërë të ditura detajet. Sipas të gjitha gjasave, mund të jetë modeli i shumëpërfolur EQS, apo EQV të cilin e kemi parë vetëm si koncept.

Në këtë aktivitet, ku shfaqet Porsche Taycan, do të jetë edhe makina e re elektrike nga Mercedes, që pritet të jetë një makinë shumë e mirë.