Kushtetuesja shpall të papranueshme kërkesën e Haradinajt lidhur me interpretimin e kompetencave të tij

Kushtetuesja shpall të papranueshme kërkesën e Haradinajt lidhur me interpretimin e kompetencave të tij

Për pasojë, gjykata nuk ka listuar kompetencat që mund t’i ushtrojë një qeveri në dorëheqje.

“Gjykata konkludoi se çështjet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës nuk hyjnë në fushëveprimin e jurisdiksionit të Gjykatës Kushtetuese, siç përcaktohet me nenin 113 të Kushtetutës. Rrjedhimisht, në pajtim me nenin 113, paragrafi 1, të Kushtetutës, dhe me rregullin 59 (2) të Rregullores së punës, Gjykata njëzëri vendosi: TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme”, thuhet në një njoftim të Kushtetueses.