Sot në shoqatën tonë qëndroi për vizitë kryetar i Federacionit Dunbalfed z.Recep Varol nga Istanbuli.
U njoftua me aktivitetet e shoqatës sonë , si dhe u dakorduam që Shoqata Vizioni për zhvillim dhe kooperim të bëhet antare e Federacionit Dunbalfed.
Gjatë ditës kryetari z.Recep Varol qëndroi në Preshevë dhe Bujanoc.
Në Preshevë z.Recep Varol vizitoi shkollën filllore në Miratoc dhe u takuan me drejtorin e shkolles fillore " Abdulla Krashnica " z.Gafurr Hyseni.
Takimet vazhduan edhe në komunën e Bujanocit , me kryetarin z.Shaip Kamberi , u bisedua që të thellohen bashkpunimet mes Bujanocit dhe komunave nga Istanbuli ,si dhe kryetari i komunës së Bujanocit u ftua për takime në Istanbul.
Gjithashtu në Bujanoc kryetari i Federaciont Dunbalfed u mireprit edhe nga kryetari i Këshilli Nacional Shqiptar z.Ragmi Mustafa , ku u njoftua me punën që po bëhet në KNSH , gjithashtu gjatë takimit u dakorduan që të realizohen takime më të shpeshta dhe nga takimet te konkretizohen me projekte në të mirë të qytetarëve të Luginës së Preshevës.