Federata e futbollit të Çekisë reagon për tifozët e arrestuar: Politika nuk ka vend në sport

Gjatë ditës së premte janë arrestuar tetë tifozë çek nga Policia e Kosovës.

Në mesin e të arrestuarve janë gjashtë meshkuj dhe dy femra, të cilëve iu ka konfiskuar një dron dhe disa banesa me mbishkrime ‘Kosova është Serbi’.

E për këtë ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Çekisë për mediat çeke.

Zyrtari i FFÇ, Michal Jurman ka konfirmuar arrestimin e tifozëve dhe ka treguar se çfarë i janë gjetur atyre nga Policia e Kosovës.

“Ne mund të konfirmojmë që një grup prej tetë tifozësh çekë janë arrestuar nga policia afër Prishtinës, gjashtë burra e dy gra. Ky grup po mbante një dron, një flamur serb dhe një baner ‘Kosova është Serbi’. Në të njëjtën kohë mjete piroteknike dhe thika”, tha zyrtari i Federatës së Futbollit të Republikës Çeke, Michal Jurman.

Federata çeke e futbollit ka është distancuar nga këto akte dhe ka thënë se politika nuk ka vend në sport.

“Federata dhe ekipi i futbollit çek dëshiron të qartësojë se ne refuzojmë një sjellje të tillë të tifozëve që e lidh politikën me sport. Situata momentalisht është duke u kontrolluar nga policia e Kosovës, policia çeke dhe ambasada çeke”, shtoi ai.