Zgjedhjet në Medvegjë: Dalja e qytetarëve deri tani rreth 17%, nuk vërehet ndonjë organizim nga Kosova

Zgjedhjet në Medvegjë: Dalja e qytetarëve deri tani rreth 17%, nuk vërehet ndonjë organizim nga Kosova

Në Komunën e Medvegjës, sot janë duke u zhvilluar zgjedhjet lokale.

Qytetarët medvegjas, do të kenë të drejtën t’i zgjedhin 25 asambleistët e rinj, të cilët do të zgjedhin strukturat qeverisëse lokale.

Të gjithë vendvotimet janë hapur me kohë dhe aktualisht procesi i votimit është duke shkuar mirë.

Deri më tani, dalja e qytetarëve për zgjedhje lokale, është rreth 17%, ndërsa në terren nuk vërehet ndonjë organizim i shqiptarëve nga Fushë Kosova.