PVD: “Me Misa Vacicin dhe ‘desnicën’ nuk ka unitet”

PVD: “Me Misa Vacicin dhe ‘desnicën’ nuk ka unitet”

Nëpërmjet një shkrimi në facebook, Partia për Veprim Demokratik, ka reaguar ndaj thirrjes së fundit të Demo Berishës që shumica e re qeverisë në Medvegjë të formohet ndërmjet “Srpska Desnicës” dhe koalicionit APN-PD, të udhëhequr nga Marco Saljihu.

“Me Misa Vacicin dhe ‘desnicën’ nuk ka unitet” – ka vlerësuar PVD.

“Një figurë kontraverse siç është Demo Berisha fton, publikisht, të Djathtën serbe (Srpska Desnicën) të bëjë koalicion me Marko Salihun pas zgjedhjeve në Medvegjë” – ka vlerësuar PVD.

Në vazhdim po ua paraqesim shkrimin e plotë të PVD-së.

Një figurë kontraverse siç është Demo Berisha fton, publikisht, të Djathtën serbe (Srpska Desnicën) të bëjë koalicion me Marko Salihun pas zgjedhjeve në Medvegjë.

E drejtë e tij dhe e Marko Salihut për të kërkuar partnerë.

Ajo që dihet sipas programit të “Srpska desnicës” ata në vend të integrimeve evropiane angazhohen për “Integrime aziatike” që do të thotë në vend të aleancës euro-atlantike kërkojnë aleancë me Rusinë dhe zonën ortodokse.

E drejtë e tyre edhe kjo.

Ajo që mbetet e paqartë për shkak se deri tash nuk janë deklaruar, cili është qëndrimi i APN dhe PD për synimin e kandidatit të tyre Marko Salihu për koalicion me Srpska desnicën.

Nëse heshtja është pranim del se këto dy parti do ta përkrahin këtë koalicion me ultranacionalistët serb.

Prandaj, nuk janë problem njerëzit e ri me “mentalitet të vjetër”.

Aq më pak qëndrimet tona.

Problem është përkrahja që po ju jep Misa Vacici dhe “desnica e tijë”.

Ata për sllogan zgjedhor kanë shpatën e për partner po ju zgjedhin ju.

Problem është qasja juaj labile. Pa qëndrim, pa vizion.

Problem janë veprimet e juaja mashtruese dhe deklaratat e tuaja të pamatura.

Çuditërisht, nuk po gjeni kohë të komentoni përkrahjen e “desnicës” dhe mashtrimin e bërë tek Kryeministri Haradinaj, por, po mundoheni që nga pozita e përçarësve të fitoni edhe ndonjë votë në emër të “unitetit”.

Me Misa Vacicin dhe “desnicën” nuk ka unitet.

Prandaj, nesër, Medvegja do duhet të votoj Florim Sahitin dhe PVD-në.