Afati për të aplikuar për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës ka filluar më 30 gusht dhe do të përfundojë më 10 shtator të këtij viti.
Prej hapjes së afatit deri sot në mesditë KQZ ka pranuar gjithsej 13 mijë aplikacione nga diaspora për t’u regjistruar si votues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës. Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor.
“Prej 30 gushtit kur ka filluar ky proces dhe deri në mesditën e së dielës (8 shtator) janë pranuar 13 mijë aplikime për t’u regjisteuar si votues jashtë Kosovës”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi
. Këto aplikacione janë bërë përmes tri formave, në email-adresat e Shërbimit Votues të KQZ-së, përmes fahut postar të KQZ-së, si dhe fax-it të KQZ-së. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, ku periudha e aplikimit ka qenë vetëm 8 ditë, në zgjedhjet e 2019-s, siç ka bërë të ditur Elezi, periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës do të jetë gjithsej 12 ditë.