Shtatë persona përleshen për një pronë në Fushë Kosovë

Shtatë persona përleshen për një pronë në Fushë Kosovë

Shtatë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Lismir të Fushë Kosovës.

Të dyshuarit pas një mosmarrëveshje për një pronë janë sulmuar mes vete. Të njëjtit nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe te ta nuk janë vërejt shenja apo lëndime të dukshme.

“Raportohet se janë arrestuar 7 (shtatë) persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptar të cilët pas një mosmarrëveshje që kishin pas ndërmjet veti për një pronë kanë vazhduar me kanosje dhe sulm nga të dy palët. Të dyshuarit nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe te ta nuk janë vërejt shenja apo lëndime të dukshme. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”