Serbia ankohet se Kosova nuk po iu jep informacione rreth vrasjes së Ivanoviqit

Ministrja e Drejtësisë në Serbi, Nela Kuburoviq ka thënë se autoritetet kosovare ende nuk kanë ndarë ndonjë informacion e as ndonjë dokument lidhur me

“Nuk ka asnjë informacion nga autoritetet kosovare, as nuk është dorëzuar asnjë dokument”, ka thënë Kuburoviq.

E pyetur se kur do të ketë ndonjë shkëmbim të informacionit pasi ditë më parë Ministria e Drejtësisë në Kosovës njoftoi se do të ndajnë informacione, ajo ka thënë se nuk dëshiron të paragjykojë datën.

“Kjo është thënë nga Ministria e Drejtësisë. Ne kemi një përgjigje me shkrim ndaj kërkesës së Porkurorisë për krim të organizuar të cilët janë shprehur të gatshëm të ofrojnë çdo gjë për të mbledhur procedurat hetimore. Autoritetet kosovare nuk kanë dërguar asgjë ndërsa kërkojnë informacion rreth vrasjes”, është shprehur ajo.

Lideri i SPD, Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar në pjesën veriore të Mitrovicës.