Shtëpia e Bardhë tha se Trump planifikon ta shfrytëzojë udhëtimin për të promovuar biznesin amerikan dhe për të vënë në dukje angazhimin e tij në rritjen ekonomike të SHBA-së dhe atë globale.
Trump dp të ketë sot disa takime me liderë botërorë, përfshirë kryeministren e Britanisë, Theresa May, dhe kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Presidenti do t’i drejtohet me një fjalim Forumit Ekonomik Botëror të premten.
Mbi 1,000 njerëz kanë protestuar në Cyrih të mërkurën, duke thirrur slogane “Trump nuk je i mirëseardhur”.