Falsifikoi dokumente, arrestohet një person në Gjilan

Falsifikoi dokumente, arrestohet një person në Gjilan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, pas hetimeve të zhvilluara më 09.09.2019 nga Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, është arrestuar një person pasi që i njëjti ka bërë falsifikime të dokumenteve.

Siç ka njoftuar policia, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

” Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjilan, pas hetimeve të zhvilluara më 09.09.2019 ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka falsifikuar dokumente. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.