Thaqi kërkon në Japoni bashkëpunim ndërmjet komunës së Kyotos dhe Prizrenit

Thaqi kërkon në Japoni bashkëpunim ndërmjet komunës së Kyotos dhe Prizrenit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi ka biseduar me Guvernatorin e Prefekturës se Kyotos, Takatoshi Nishiwaki, nënkryetarin e Odës Ekonomike, i cili është kryesues i kompanisë “Kyocera”. Presidenti Thaqi tha se në takim kanë bisëduar për bashkëpunim ndërmjet komunave të Kyotos  dhe Komunave të Kosovës, sidomos për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet kësaj komune dhe komunës së Prizrenit.

Presidenti Thaqi e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Me Guvernatorin e Prefekturës së Kyotos, Takatoshi Nishiwaki, nënkryetarin e Odës Ekonomike, i cili është edhe kryesues i kompanisë “Kyocera”, kemi biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kyotos dhe komunave të Kosovës. Biseduam për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet kësaj komune dhe qytetit të Prizrenit. Kyoto dikur ishte kryeqytet i Japonisë për 1000 vjet, sot paraqet ndërthurje të bukur të tradicionales dhe bashkëkohores, më shumë se çdo qytet tjetër në Japoni, njëjtë si Prizreni në Kosovë. HTH