• E mërkurë / Jul-02 08:44
  • Kontakt

Lutfi Haziri: Kemi me i sosë kundërshtarët politik më 6 tetor

Lutfi Haziri: Kemi me i sosë kundërshtarët politik më 6 tetor

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se partia prej nga vjen ai, nuk do të mundohet t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit në mënyrë manipulative, duke akuzuar njerëz të tjerë.

Në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Haziri ka thënë se LDK zgjedhjet do t’i fitojë me program për zhvillimin ekonomik, shëndetësi e arsim më të mirë.

“Nuk është në kulturën e LDK-së me i fitu zgjedhjet në mënyrë manipulative, duke akuzu dhe duke ba me gisht ndaj njerëzve. Me programin për zhvillim ekonomik, për një shëndetësi e arsim më të mirë dhe konsistencën në qëndrime për temat sociale, ushtarët e Ibrahim Rugovës dhe ekipin e madh të LDK-së, bash kanë me i ‘sosë’ kundërshtarët politik më 6 tetor!”, ka shkruar ai.