• E mërkurë / Nov-20 10:15
  • Kontakt

Kurti kujton viktimat e 11 shtatorit: Ne e dimë se çdo të thotë humbja e njerëzve të pafajshëm

Kurti kujton viktimat e 11 shtatorit: Ne e dimë se çdo të thotë humbja e njerëzve të pafajshëm

Lideri i VV-së Albin Kurti ka kujtuar viktimat e 11 shtatorit dhe sulmin që tronditi mbarë botën.

Kosova bashkëndjen thellë me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave shkruan Kurti në Facebook.

“Më 11 shtator 2001, në një mëngjes të kthjellët, vdekja ra nga qielli. Mijëra njerëz me prejardhje nga e gjithë bota u vranë e me mijëra të tjerë u plagosën nga një sulm terrorist i cili tronditi gjithë botën.Kosova bashkëndjen thellë me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave. Ne e dimë se çdo të thotë humbja e njerëzve të pafajshëm pasi edhe sot jetojmë çdo ditë me dhimbjet dhe pasojat e luftës, me ankthin dhe vuajtjet për ata që ende janë të pagjetur.Ne jemi mirënjohës për ndihmën, përkrahjen dhe miqësinë e popullit amerikan dhe të vendosur për luftimin e terrorizmit të të gjitha ngjyrave dhe krahëve”.