Aksident hekurudhor në Itali. Treni doli në afërsi të Milanit nga shinat sot ne mëngjes duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur rëndë 10 të tjerë, transmetuan kanalet televizive RaiNews24 dhe SkyTG24 duke cituar shërbimet emergjente.
Një zëdhënës i firmës shtetërore të trenave, Ferrovie dello Stato, i kontaktuar nga Reuters, konfirmoi se një aksident kishte ndodhur në Pioltello, rreth 40 kilometra nga Milano, pa dhënë detaje mbi viktimat e mundshme.