Pacolli dhe Butel diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Francë

Pacolli dhe Butel diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Francë

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim ambasadoren e re të shtetit francez në vendin tonë, Marie Christine Butel, të cilën e njoftoi për të arriturat e Kosovës dhe proceset aktuale politike.

Ministri Pacolli shprehu gatishmëri për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve. U shkëmbyen po ashtu pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Gjatë takimit, ministri Pacolli, i ka konfirmuar vullnetin e Kosovës, për të vazhduar dialogu me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Edhe ambasadorja Christine Butel, i ka përcjell ministrit Pacolli, angazhimin dhe rolin e Francës, presidentit Emmanuel Macron dhe iniciativës së tij për ta përkrahur Kosovën në të gjithat proceset sfiduese.