Të reja edhe në orët e mençura nga ‘Apple’

Po vazhdon ngjarja e madhe njërës prej kompanisë më të njohur të paisjeve teknologjike, ku po prezantohen të rejat e krijuara nga kjo kompani.

“Orët e mençura nga ‘apple” kanë shpëtuar shumë jetë”, kjo është duke u prezantuar në një video të shkurtër në teatrin e Steve Jobs, ku po prezantohen orët e reja të mençura.

Në këtë video, janë duke u treguar historitë e personave të cilët kanë pasur probleme ëme shëndet dhe të tjera probleme dhe fal ‘Apple Watch” kanë arritur të shpëtojnë dhe ata aty falenderojnë “apple” dhe Tim Cook, drejtorin ekzekutiv të kësaj kompanie.

“Apple Watch” ka sjell programe lidhur me shëndetin si të burrave ashtu edhe të grave. Kjo orë arrin të detektojë sëmundjen shumë më herët.

Apple watch” është bërë njëra prej orëve më të kërkuara në botë.

Kjo është gjenerata e pestë e “Apple Watch”: ora asnjëherë nuk do të fiket, ju gjithmonë do të jeni në gjendje të shihni orën dhe problemet tjera me të reja të tjera si dhe mbi të gjitha me një bateri që zgjatë deri 18 orë.

Një tjetër opsion i ri është edhe ‘Compass’ ku do të keni mundësi të kërkoni lokacione. Si dhe opsionet më të rëndësishme që janë opsionet e sigurisë, ato që u përmendën më lartë, mundësi me thirrje internacionale. Në serinë e pestë të orës së mençur keni mundësi të zgjedhni  ngjyrat dhe modelet  sipas dëshirës si dhe 100% orë e ricikluar.

Këto orë do të kushtojnë 399 dollarë, dhe mund do lansohen nga 17 shtatori.