• E mërkurë / Apr-24 03:09
  • Kontakt

iPad Pro, tableti më i shtrenjtë i Apple, sapo është bërë shumë më i lirë

iPad Pro, tableti më i shtrenjtë i Apple, sapo është bërë shumë më i lirë

Produktet e Apple tashmë janë mjaft të shtrenjta, megjithëse sa më shumë që e rifreskoni hapësirën ruajtëse, aq më e shtrenjtë bëhet. 

Tani, siç duket Apple ka vendosur të sjell zbritje çmimesh në modelet e saj iPad Pro.

iPad Pro prej 12.9 inçësh me një hapësirë prej 1TB tani është me zbritje prej 200 dollarë, ku sjell çmimin e tij në një 1549 dollarë. 

Edhepse jo akoma saktësisht i lirë, kursimi i 200 dollarëve do të bëjë që patjetër ta tërheqë atë për klientët të cilët përndryshe mund të ishin detyruar të zgjedhin një model me hapësirë më të ulët për shkak të çmimit.

Zbritja gjithashtu duket se vlen për iPad Pro 11-inç ku çmimi i tij është zbritur dhe do të vijë në 1349 dollarë. 

Këto zbritje vlejnë vetëm për modelet 1TB iPad Pro. Për fat të keq, nëse shikoni modelet më të ulëta të ruajtjes, çmimet e tyre duket se mbeten të pandryshuara.

Është e paqartë pse Apple është duke zbritur çmimet në 1TB iPad të tyre, por ndoshta është duke shpresuar që të nxisë disa shitje duke ulur çmimin. 

Sido që të jetë, një fitore për konsumatorët dhe profesionistët që mund të vlerësojnë hapësirën e shtuar.