Gjendje alarmante me ndotjen e ajrit në Preshevë

Gjendje alarmante me ndotjen e ajrit në Preshevë

Në Preshevë nuk është aspak e lehtë të mirret frymë lirshëm pasi që me orë të tëra nga deponia e qytetit vjen tym i dendur. Krejt kjo nga zjarri që ka kapluar deponinë e mbeturinave e që për fat të keq askush nga kompetentët nuk po ndërmerr asgjë për ta fikur.

Përveç qytetit të Preshevës raportohet se situatë tepër e rënduar me ajrin e tejndotur mbretëron edhe në fshatin Norçë, Tërrnavë e Miratoc dhe vendbanimet tjera të komunës tonë. Tymi edhe në këto orë po vazhdon të përhapet pandërprerë dhe nuk kemi ndonjë informat që të jetë mbledhur shtabi për situata të jashtëzakonshme që ta shqyrtoj situatën e krijuar dhe të ndërmerr masat e nevojshme.