“PreFoto” bën thirrje për aplikim në edicionin e IX-të

“PreFoto” bën thirrje për aplikim në edicionin e IX-të

Nëntorin e këtij viti, organizohet edicioni i nëntë me rradhë i Ekspozitës ndërkombëtare “PreFoto”, aktivitet kulturor i parvjetshëm në Preshevë tani më i njohur në nivel ndërkombëtar.

PreFoto është një konkurs i hapur për të gjithë fotografët profesionist dhe të pasionuarit e fotografisë.

PreFoto është e certifikuar nga organizata “IAAP” (International association of art photographers) dhe Shoqata e fotografëve Amerikan “PSA” (Photographic Society of America).

Certifikimi i PreFoto nga këto dy organizata ndërkombëtare dëshmon cilësinë dhe seriozitetin e ekspozitës.

Të gjitha fotografitë që pranohen për t’u ekspozuar printohen nga organizatorët e festivalit.

Në këtë konkurs kanë aplikuar shumë fotograf nga e gjithë bota. Konkursi – Ekspozita PreFoto ka dëshmuar seriozitetin në organizimin e aktiviteteve të tilla, duke e kthyer Luginën e Preshevës në një vendtakim për të pasionuarit e fotografisë.

Tani janë hapur aplikimet për edicionin e 9 që do të mbahet në muajin nëntor tema dhe këtë edicion do të jetë e lirë.

Rregullat e Aplikimit:

  1. Konkursi është i hapur për të gjithë fotografët profesionist dhe të pasionuarit e fotografisë.
  2. Fotot me ngjyrë ose bardh e zi
  3. Çdo pjesëmarrës mund të aplikoj në maksimum 3 foto.
  4. Fotot duhet të dërgohen në rezolucionin prej minimum 2400 piksel ose 300 dpi, në cilësinë më të lartë në formatin JPEG.
  5. Fotot nuk duhet të posedojnë ndërhyrje.
  6. Çdo fotograf do të merr konfirmim për pranimin e fotove, ndërsa do të lajmërohen vetëm ata që do të pranohen në Ekspozitë/Konkurs .
  7. Fotografitë e dërguara duhet të titullohen.
  8. Fotografitë mund të dërgohen në e-mail adresën prefoto2011@gmail.com
  9. Aplikimi është pa pagesë
  10. Data e fundit e aplikimit 20.10.2019