Në një postim në Facebook, Basha ka thënë se Rama nuk e bëri shëndetësinë falas, por bashkë më oligarkët vodhi 385 milionë euro.
“Premtoi shëndetësi falas por bashkë me oligarkët vodhi 385 milionë euro. Sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë por në spitale mungojnë ilaçet bazë dhe në farmaci tregtohen ilaçe të skaduar.
Ndërsa njerëzit dergjen pa shërbim nëpër spitale me kushte mizerabël, artisti i vjedhjes dhe mashtrimit përdor pushtetin për pasurim dhe qejfe personale”, ka shkruar Basha.