Klubi “Lion”, mjetet nga komuna e Preshevës: Kërkojnë rivlerësim të kërkesës

Klubi “Lion”, mjetet nga komuna e Preshevës: Kërkojnë rivlerësim të kërkesës

Klubi sportivë per karate ”Lion” Preshevë iu është drejtuar Këshillit Komunal Preshevë që ta rishqyrtojë edhe një herë projektin e paraqitur për rivlerësim. Sipas komunikatës së lëshuar nga “Lion” iu është premtuar mbështetje maksimale nga komuna e Preshevës në takime por që sipas tyre tani mungon. Këshilli thekson se kriteret nuk janë të njejta si për çdo klub, ata në fund kërkojnë të trajtohen njetë si të gjithë.

 “Klubi sportivë për karate “Lion” i drejtohet Këshillit Komunal Preshevë Preshevë Data : 12.09.2019 Lenda: Ankesë Klubi sportive për karate “Lion” i drejtohtë Këshillit Komunal Preshevë qe projektin tone ta rishqyrtoj edhe një here për rivlerësim . Kërkesa jone ne kete konkurs publik per , Ojq dhe Klubet sportive eshte bazuar ne takimin e mbajture me 23.Maj.2019 te Kryetarit dhe zëvendesit te tij me organizatat joqeveritare dhe klubet sportive . Në atë takim është permtuar mbeshtetje maksimale per Klubet sportive kjo ishte e mirpritur per klubin tone per zhvillimin e sportit te karates ne Komunen e Presheves , ku dihet qe klubi I karates ka arritur suksese te nje pas njeshme ne, Garat Regjionale dhe Shtetrore jemi klubi me I suksesshëm në Komunen e Presheves at kemi deshmuar dhe me medalje ne harena te ndryshme si ne ato vendore , mbarekombtëare dhe ndrëkombetare . Duke qen i vetmi klub sportive i karates ne Komunen e Presheves kërkojmë qe kërkesa jonë te shqyrtohët prapë duke na siguruar shumën minimale qe e kemi paraqitur ne kërkesën tone ose ne bazë te “kritereve” qe jane cekur në konkurs,(400.000 din maksimumi ). Shumën cilen na kishit ndarë per klubin sportive per Karate “Lion” esht qesharake edhe e pa nevojshme për ne si Klub sportive ne i kemi refuzuar ato mjete ne kerkojm qe programin te cilen kemi apliku te realizojm ne tërsi .Ne si klub sportive nuk perfituam as vitin e kaluar , duke qen ne meshiren e sportdashësve donatorve të cilt na ndimuan që të perfundojmë garimet me donacionet e tyre . Kete vit prapë të anashkaluar me shumën minimale qe nuk na mjafton as per te filluar sezonin dhe sigurisht qe këtë si prëfaqesi nuk do ta pranojmë . Kriteri qe ishte caktuar ne konkursin publik ishte 400.000 dinarë maksimumi per cdo organizatë joqeveritare , mir po si duket edhe kriteret thyhen per disa organizata tjera , e disa tjera lihën nën mëshirën e bamirësve me gjasë që a do të realizojnë projektet e tyre . Shpresoj që ta kuptoni se të gjithë jemi qytetarë të ktëij vendi, dhe meritojmë të trajtohemi njejtë të gjithë . Mbesim me shpresë që Këshillit Komunal Preshevë ta pranoj , shqyrtoj dhe ta kaloj projektin tone në afatin kohor të paraparë me ligj. Presim pergjigje me shkrim ose në email të klubit . Kryesia e Klubit Sportiv per Karate “Lion” – ankesa nga Kryesia e Klubit Sportiv per Karate Lion.