Shoqata e Shkrimtarëve ''Feniks'' , organizoi manifestimin ''FLAKA E JANARIT''

Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” , organizoi manifestimin “FLAKA E JANARIT”, që koincidon në 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut...

Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks”, organizoi manifestimin “FLAKA E JANARIT” , që koincidon në 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, 50 vjetorin e demostratave të vitit 1968, në nderim të Vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës, si dhe të gjithë të rënëve në altarin e lirisë.

Ky manifestim u organizuan në një sallë të bibliotekës së qytetit "Mehmet Jusufi" ku ishin të pranishëm një numër i shkrimtarëve jo vetëm nga vendi por edhe nga Maqedonia e Kosova ku me rastin e këtij manifestimi u bë edhe promovimi i librit "Grishje skenike" nga autori Nehat Ramizi.

Hapjen e këtij manifestimi e bëri Shefat Ademi antarë në shoqaten e shkrimtarëve Feniks.

Shoqata e shkrimtarëve "Feniks" gjithashtu ndau tri mirënjohje për shkrimtarë që vinin nga Kosova e Maqedonia në shenjë nderimi.

Shkrimtarët të cilët i pranuan mirënjohjet ishin: Nehat Jahiu, Bajram Ramadani dhe Hajrush Redenica.

Shoqata e shkrimtarëve Feniks vazhdoi manifestimin e tyre me një orë letrare ku në atë orë kishin kënaqësin të gjithë shkrimtarët të lexojnë nga një poezi nga botimet e tyre.