Kryqi i Kuq në Preshevë më datë 25 Janar ka organizuar aksion për dhurimin e gjakut, aksion ky që është realizuar brenda në lokalin e tij.
Me fillim nga ora 10:30 deri në orën 12:00 me dhjetëra qytetarë janë paraqitur pranë lokacionit të Kryqit të Kuq për të kryer një akt human dhe solidar siç është ai i dhurimit të gjakut.
Sekretari i Kryqit të Kuq z.Amet Alimi u shpreh shumë i kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve pasi që kohëve të fundit edhe popullata është ndërgjegjësuar për rëndësinë e dhurimit të gjakut duke u krahasuar kjo me vitet e tjera.
Tamara Tasiq, doktoreshë në shërbimin e Transfuzionit të Gjakut në Vranjë poashtu u deklarua që dhurimi i gjakut është një gjest human dhe shpëton jetë, pasi që ka shumë pacient të cilët kanë nevojë për transfuzion gjaku ku në mungesë të tij mund të shkaktohet edhe humbja e jetës.
Qytetarë të shumtë e shohin aktin e dhurimit të gjakut si një vepër humane, ajo nuk i pengon asgjë dhe disa prej tyre tashmë janë donator të rrregullt.
''5 minuta nga koha juaj shpëton jetën e dikujt'' kjo ishte motoja për të ftuar qytetarët në këtë aksion, ku përveç dhurimit të gjakut në lokalin e Kryqit të Kuq, aksioni ka vazhduar edhe në Bashkësinë Lokale të fshatit Rahovicë, me të rinjtë e kësaj bashkësie.