Kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit, Dr.Adnan Salihi, e ka ftuar seancën e katërt më datë 23 shtator ditë e hënë.
Seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të Bujanocit me fillim në ora 10.00.
Për këtë seancë të Kuvendit komunal, janë parapa 11 pika të rendit të ditës, ndërsa rendi përfundimtar i ditës do të caktohet gjatë mbledhjes së Asamblesë komunale.
Në vazhdim, ju sjellim rendit e ditës të seancës së katërt të paralajmëruar për ditën e hënë:
Rend të ditës
Shqyrtimi dhe aprovimi i ekstraktit nga procesverbali i seancës së tretë të mbajtur më 15.07.2019. të Kuvendit Komunal të komunës së Bujanocit.
1. Aprovimi i Rregullorës mbi punën e Kuvendit komunal të komunës së Bujanocit;
2. Raporti mbi realizimin e të hyrave dhe shpenzimeve të Komunës së Bujanocit për periudhën prej 01.01. – 30.06.2019;
3. Propozim Vendimi mbi shkarkimin e e administratorit likujdues të N.P.Drejtoria për tokë ndërtimore, urbanizëm, rrugë dhe çështje banesore të komunës së Bujanocit – në likujdim;
4. Propozim Vendimi mbi emërimin e administratorit likujdues të N.P.Drejtoria për tokë ndërtimore, urbanizëm, rrugë dhe çështje banesore të komunës së Bujanocit – në likujdim;
5. Propozim Aktvendimi mbi ndryshimin e Aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të këshillit drejtues të Barnatores ne Bujanoc;
6. Propozim Aktvendimi mbi formimin e Komisionit zgjedhorë për zbatimin e zgjedhjeve për këshillat e bashkësive lokale;
7. Propzim Aktvendimi mbi formimin e Komisionit zgjedhorë të shkallës së dytë për zbatimin e zgjedhjeve për këshillat e bashkësive lokale;
8. Propzim Aktvendimi mbi formimin e këshillit shfrytëzues të shërbimeve publike;
9. Propzim Aktvendimi mbi formimin e këshillit për zhvillimin e komunës;
10. Propzim Aktvendimi mbi formimin e këshillit për përcjelljen e zbatimit të kodeksit etik;
11. Pyetje të këshilltarëve.
KRYETAR i KK-së,
Adnan Salihi