Shqiprim Arifi përmes militantëve të tij po i shkakton dhunë psikologjike për dorëheqje krytarit të B.L.Raincë

Shqiprim Arifi përmes militantëve të tij po i shkakton dhunë psikologjike për dorëheqje krytarit të B.L.Raincë

Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi përmes militantëve të tij i ka bërë presion kryetarit të B.L.Raincë z.Ali Sinani që të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Bashkësisë Lokale, përndryshe Komuna e Preshevës nuk do të investojë fare në këtë fshat.

z.Ali Sinani ka reaguar përmes një postimi në facebook ku z.Shqiprim Arifi edhe pse i ka premtuar këtij fshati investime për vitin 2019 në shumë prej 500,000.00 euro, ai nuk e ka mbajtur këtë premtim.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e kryetarit Sinani:

Jua garantoj doreheqjen time nga posti i kryetarit BL Raince.
Por vetem se me nje kushte.
Nese Shqiprimi i realizon premtimet e dhena per BL Raince.
Pra nese deri ne funde te vitit kalendarike 2019 i investone ne Raince shumen prej 500,000,oo euro.
Athere doreheqjen time e ka ne tavoline.
Une fjalen dhe premtimin e mbaje
Po Shqiprimi a dota mbaje?
Argumentin ja ku e keni
Kryetari i BL Raince
Ali Sinani