Ardita Sinani: Mesazhet kërcënuese të kryetarit të komunës, Shqiprim Arifi janë skandali i tij i rradhës

Ardita Sinani: Mesazhet kërcënuese të kryetarit të komunës, Shqiprim Arifi janë skandali i tij i rradhës

Mesazhet kërcënuese të kryetarit të komunës, Shqiprim Arifi drejtuar një kryetari të bashkësisë lokale janë skandali i tij i rradhës dhe klikës së afërt rreth tij.

Më e patolerueshme është përdorimi përveç se i kërcënimeve por edhe i kushtëzimit të investimeve në bashkësinë lokale të fshatit Raincë nëse nuk e pranon porosinë e Shqiprim Arifit që kryetari i BL të Raincës të japë dorëheqje.

Kjo sjellje e Shqiprim Arifit shpërfaqë mentalitetin udhëheqës të tij dhe të një grupi të interesit rreth tij, që mbështetet në kërcënime, shantazhe e linçime ndaj çdo kujt që nuk mendon njejt si ai.

Jam e bindur që me këtë logjikë veprohet edhe ndaj çdo zëri kundër Shqiprim Arifit në Kuvendin Komunal të Preshevës, madje edhe ndaj grupit të vet të këshilltarëve. - ka shkruar znj.Ardita Sinani në profilin e saj në facebook