Abdixhiku: Vjosa Osmani është kandidate fituese

Abdixhiku: Vjosa Osmani është kandidate fituese

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shpjeguar pse Vjosa Osmani është kandidate e LDK-se për Kryeministre.

Sipas tij ajo është e përgatitur profesionalisht, me konsistencë të gjatë politike, ka marrë pjesë ne shkrim te ligjeve dhe mbrojtje te tyre.

Për LDK-në, Vjosa është kandidate që siguron fitoren por edhe që siguron unitet brenda partisë.

Përtej unitetit qe shpërfaq, ajo ka arritur të bëjë bashkë edhe zërin e te gjitha gjeneratave ne LDK. Tek Vjosa, te rinjtë dhe te rejat shohin një model të politikanes qe mund ta arrijnë, tek ajo mund ta shohin veten.

Abdixhiku shtoi se Vjosa Osmani është një kandidate jo-konvencionale, që nuk buron nga ngjarje heroike të para-luftës apo luftës, por është një grua, nënë, profesioniste, qe arrin te kandidohet nga partia më e madhe në vend.