”Vetëm Messi është më kreativ se Firmino”

”Vetëm Messi është më kreativ se Firmino”

Mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold e ka vlerësuar shokun e tij të skuadrës Roberto Firmino duke thënë se ai është qendërsulmuesi më i mirë në botë dhe beson se vetëm Lionel Messi e tejkalon atë në kreativitet dhe lidhshmëri të lojës.

Braziliani ka shijuar një fillim të shkëlqyeshëm të sezonit të ri dhe jo vetëm për shkak të golave që shënon, me 27-vjeçarin që shënoi dy në pesë ndeshjet e para të Premierligës.

Sidoqoftë, ekspertët gjithashtu kanë qenë të shpejtë për të nxjerrë në pah shkallën e punës së Firminos dhe ai shpesh dëshmon se është i domosdoshëm për Mohamed Salah dhe Sadio Mane në mënyrë që të dyshja të shkëlqejnë, transmeton lajmi.net.

“Cilësia që ai zotëron është e pabesueshme”, i tha Alexander-Arnold revistës zyrtare të ditës së ndeshjes së Liverpoolit.

“Ai është një nga 9-shat më të mirë, nëse jo dhe më i miri në botë. Ne nuk do ta këmbejmë atë për asnjë lojtar tjetër”.

“Ai është gjithçka për ne. Ne kemi nevojë për Bobby për të vazhduar drejt triumfeve. Ne kemi nevojë që ai të lidhë lojën dhe të bashkohet me të gjitha pikat për ne. Pa atë ju shikoni se sa skuadra ka mungesë. Kjo tregon se sa kemi nevojë për të”, deklaroi anglezi.