Në Gjykatën Penale sot është caktuar seanca gjyqësore për lëndën “Tarifa”, në të cilën akuzohen ish-drejtori i përgjithshëm i kompanisë “ELEM”, Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë. Bëhet fjalë për akuzën për blerje joligjore të softwerëve për llogari të kompanisë shtetërore ELEM, për një shumë me një vlerë prej rreth 4 milionë euro.
Prokurorët e PSP-së, në seancën e kaluar në gjykatë, thanë se do të dëshmojnë që tre të akuzuarit kanë keqpërdorur fondet e ndërmarrjes shtetërore. Ndërsa të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm. Lëndën “Tarifa” tani do ta udhëheq gjykatësja Sofçe Gavrilova-Efremova.