Komisioni Komunal Zgjedhor pajisë me materialin e nevojshëm për rivotim njësinë numër 5 në Preshevë

Me datë 28 janar 2018 ditë e diel do të përmbyllet proçesi zgjedhor i zgjedhjeve të parakohshme të filluar më 24 dhjetor 2017...

Me urdhër të Gjykatës administrative për përsëritjen e vendvotimit me numër 5 në Preshevë, Komisioni Komunal Zgjedhor ka bërë përgatitjet e duhura për zhvillimin e këtyre votimeve.

Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor z.Zeqirja Miftari deklaroi që i gjithë materiali i nevojshëm, listat e fletëvotimeve që janë 1443 në numër janë printuar dhe vetëm do të pranohen nga kryetari i komisionit të vendvotimit Nr.5 në Preshevë.

Me datë 28 janar 2018 ditë e diel, do të përmbyllet dhe proçesi zgjedhor i zgjedhjeve të parakohshme të filluar më 24 dhjetor 2017 në komunë të Preshevës, si dhe me këtë rast do të përcaktohet se kush do e qeverisë komunën e Preshevës në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar.