Kamberi: Asfaltohet rruga nga rreth – rrotullimi deri tek Shtëpia e Shëndetit

Kamberi: Asfaltohet rruga nga rreth – rrotullimi deri tek Shtëpia e Shëndetit

Kryetari i komunës, Shaip Kamberi në një postim në facebook ka lajmëruar për projektin i cili është në realizim e sipër, që ka të bëjë me asfaltimin e rrugës nga rrotullimi deri tek Shtëpia e shëndetit në gjatësi prej 2 kilometrave. Që sipas tij është financuar nga Ministria e transportit dhe infrastrukturës shkruan ai në postim. 

“Ministria e transportit dhe infrastrukturës financon realizimin e projektit të Komunës së Bujanocit për rekonstruimin e rrugës kryesore nga rreth - rrotullimi deri tek Shtëpia e shëndetit në gjatësi prej 2 km.

Kërkesa e vazhdueshme e Komunës së Bujanocit për rekonstruimin e kësaj rruge ka filluar të realizohet nga sot.

Projekt dokumentacioni është financuar nga buxheti i komunës ndërsa punimet do t'i financojë Ministria e transportit dhe infrastrukturës” – shkruan Kamberi.