Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë në samitin e grupit të Vishegradit me ftesë nga presidenti i Çekisë, Milos Zeman.
Në samitin e këtij viti do të marrin pjesë edhe presidenti i Hungarisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë, raporton “RTS”.
Vuçiq ka mbërritur në Pragë me ftesë nga Zeman i cili para tri javësh qëndroi për vizitë në Beograd.
Në samit do të bisedohet edhe për Kosovën, pa u bërë ende një muaj prej kur Zeman kishte deklaruar në Beograd se do ta konsiderojë tërheqjen e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur.