Fillon proçesi i rivotimit në njësinë numër 5 (VIDEO)

Vendvotimi numër 5 është hapur sipas orarit të caktuar dhe deri më tani është duke ecur gjithçka në rregull.

Proçesi zgjedhor i zgjedhjeve të parakohshme të 24 dhjetorit 2017ka përfunduar me sukses vetëm  në 37 njësi, dhe sot më  datë 28 janar 2018 do te rivotohet vetëm në njësinë numër  5 në objektin e komunës së Preshevës. Në këtë njësi të drejtë vote kanë gjithsej 1443 votues. Pas votimit të 24 dhjetorit 2017, 6 njësi në komunë të Preshevës kanë qenë në diskutim për tu përsëritur  mirëpo vetëm njëra ka rezultuar të ketë parregullësi dmth njësia numër 5.

Rezultatet e numëruara në 37 njësi janë si vijojnë:

APN me numër 1: 6643 vota, me 16 mandate

PDSH: 4953 vota, me 11 mandate

UDSH:  404 vota, asnjë mandat

LR PDSH: 1668 vota,  4 mandate

PVD: 2571 vota, me 6 mandate

BDL: 447 vota, me 1 mandat

Lista Serbe:920 vota, me 0 mandate

PD: 331 vota,  me asnjë mandat

Në komunë të Preshevës janë gjithsej 38 njësi sipas KKZ,  dhe me të drejtë vote në komunë të Preshevës gjithsej kanë pasur të drejtë vote 38,860 votues. Në këto zgjedhje garojnë 8 subjekte politike, 7 janë shqiptare dhe 1 është serbe.

Me numër 1 garon APN, kandidat për kryetar  komune Shqiprim Arifi

Me  numër 2 garon PDSH me kandidatin për kryetar Ragmi Mustafa

3 UDSH me kandidatin për kryetar Naser Aziri

4 LR PDSH me kandidatin Sami Salihu

5 PVD me kandidaten Ardita Sinani

6  lista zgjedhore NRP-BDL me kandidatin për kryetar Skender destani

7 është Lista Serbe

8 është Partia Demokratike dega Preshevë me bartësin e listës Xhelal Mehmeti

Vendvotimi numër 5 është  hapur sipas orarit të caktuar dhe deri më tani është duke ecur gjithçka  në rregull.