Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka publikuar një sqarim duke theksuar se nuk e mbështesin asnjë parti politike apo kandidatë në zgjedhjet e 6 tetorit, transmeton lajmi.net.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave ambasada e Britanisë thotë se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk përkrah asnjë parti politike, apo kandidat në zgjedhjet në Kosovë.
Të njejtët kanë shkruar se përkrahin të drejtën për zgjedhje të lira dhe demokratike, pa presion dhe kërcënim.
“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk përkrah asnjë parti politike apo kandidat në zgjedhjet në Kosovë. Por ne përkrahim të drejtën për zgjedhje të lira dhe demokratike, pa presion dhe kërcënim”, thuhet në reagim.