Momentet kur Shqiprim Arifi dhe Rinor Krasniqi shkulin mikrofonin në foltoren e Kuvendit Komunal në Preshevë (VIDEO)

Momentet kur Shqiprim Arifi dhe Rinor Krasniqi shkulin mikrofonin në foltoren e Kuvendit Komunal në Preshevë

Kohëve të fundit në Kuvendin Komunal në Preshevë janë duke ndodhur gjëra të turpshme nga të besuarit me votë të popullatës së Komunës së Preshevës.

Kryetari i Komunës së Preshevës në një mbledhje të Kuvendit Komunal kishte shkulur mikrofonin e foltorës për arsye se kryetari i Kuvendit z.Sami Saliu i'a kishte çkyqur mikrofonin sepse z.Arifi po debatonte jasht pikës së rendit të ditës.

Së fundmi një gjë e njejtë ka ndodhur edhe prej këshilltarit nga rradhët e PVD-së z.Rinor Krasniqi i cili pas fjalimit të z.Shqiprim Arifi kishte dalur në foltore dhe i kishte tërhequr vërejten z.Arifit që mos të flasë për ish kryetarin e partisë së tij z.Riza Halimi.

Rasti i parë u kalua me qetësi nga udheqësia e Kuvendit Komunal për dallim nga rasti i dytë ku këshilltarët e pozitës votuan që z.Krasniqi të përjashtohet nga mbledhja e Kuvendit Komunal.

Se a meriton Kuvendi Komunal të përfaqësohet në këtë mënyrë vlersojeni vetë.