Kryeparlamentari Kadri Veseli ka deklaruar sot se ka iniciuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, në të cilën do të kërkohet ndërmarrja e masave të menjëhershme për gjendjen e ajrit në kryeqytet.
Për këtë ka reaguar deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina e cila ka thënë se shefi i Kuvendit duhet të thërras mbledhjen e kryesisë, e të propozojë rendin e ditës dhe të kërkojë nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe nga ministria e Mjedisit, që të shkojnë në seancë
“Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit, paska kërkuar seancë të jashtëzakonshme për gjendjen e ajrit në Prishtinë si të ishte një aktivist i shoqërisë civile. Kadri, ti je kryetar i Kuvendit krejt çka duhet të bësh është të thërrasësh mbledhjen e kryesisë, ta propozosh rendin e ditës dhe të kërkosh nga Kryeministri dhe Ministrja e mjedisit e planifikimit hapësinor të vinë në seancë të përgatitur më të dhëna e dokumente. E deputetët pastaj mund të vine me propozime për masat që duhet ndërmarrë”, ka shkruar ajo në Facebook.