Përfundojnë hetimet me rezultate shokuese për vetëvrasjen e Slobodan Praljak

Përfundojnë hetimet me rezultate shokuese për vetëvrasjen e Slobodan Praljak

Prokuroria kroate përfundoi hetimin mbi vetëvrasjen e Slobodan Praljak të dënuar për krime lufte, por hetimi nuk tregoi se si ai mori një “Cyanide”, me të cilën u vetëvra në sallën e gjyqit pas shpalljes së aktgjykimit.

“Praljak kishte menduar për vetëvrasje për një kohë të gjatë”, përfundoi Prokuroria.

Pas vetëvrasjes së Praljakut, ka pasur dyshime se janë kryer dy vepra penale: së pari, cianidi, të cilin Praljak u vetëvra, ku sipas Aktit Hollandez të Medikamenteve, është një substancë e ndaluar dhe e dyta është se dyshohet që Praljak ka pasur ndihmë në përgatitjen e vetëvrasjeve, ka përcjellur televizioni rajonal N1.

Hetimet u përpoqën të zbulonin se si shishja me helm u fut në sallën e gjyqit, prandaj u shqyrtuan videot e marra nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitarët, ekzaminimi i hapësirave në të cilat po qëndronte Praljak, si dhe dokumentet dhe bartësit e të dhënave.

Megjithatë, nuk u gjetën indikatorë që do të shpjegonin se si Parljak erdhi deri te helmi.

Praljak bëri vetëvrasje duke pirë cianid më 29 nëntor 2017 në gjykatën e Hagës disa sekonda pasi vendimi i tij për krime lufte më në fund u ratifikua në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitet nëntëdhjetë.

Pas kësaj, gjykata ia dorëzoi hetimin vetëvrasjes së Praljakut prokurorisë holandeze