Katër të arrestuar për fotografim të votës në Prizren

Katër të arrestuar për fotografim të votës në Prizren

Katër persona janë ndaluar në stacionin policor në Prizren, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë për keqpërdorimin e votës, saktësisht fotografimin e saj. Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i policisë në Prizren, Vesel Gashi,

“Mund të ju konfirmojë se Policia e Kosovës, në bashkëpunim me prokurorinë kemi ndaluar katër persona të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur votën”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

E sipas gazetarëve të Express personat e arrestuar për keqpërdorim të votës në shkollën “Abdyl Frashëri” dhe një në “Mustafa Bakia” të Prizrenit.

Në këto momente hetuesit janë duke i intervistuar të dyshuarit dhe se me urdhër te prokurorit do të ndalohen për procedura të mëtutjeshme.

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, zgjedhin sot përfaqësuesit e tyre për përbërjen e re të Kuvendit, nga i cili do të zgjidhet më pas edhe qeveria e re e Kosovës me mandat katërvjeçar.

Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë më shumë se 1 milion e 900 mijë qytetarë.

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë njoftuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën e paraparë, me përjashtim të disa qendrave të vogla që ka pasur vonesa të vogla.