I nominuari për kryeministër i AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka qenë i kënaqur me daljen e qytetarëve në votime duke thënë se ia ka vlejtur që ia ka kthyer mandatin popullit.
“Rezultatet kanë filluar që të publikohen por nuk do t’i komentoj. Janë tri momente të duhet të theksohen janë se Kosova ka treguar pjekuri politike, zgjedhjet kanë shkuar më mënyrën më të mirë të mundshme”.
“Vlen të theksohet se këtë herë është votuar vetëm me dokumente të Kosovës dhe ajo që është më e rëndësishme është që mandati është më i sigurtë kur i kthehet popuilit në një tension politik sikur që është. Besoj që ky standard do të aplikohet”.
“Vërejmë rritje për AAK, por s’mund të japim rezultatet ende. Fakti që kanë dalë më shumë është dëshmia që ia ka vlejtur që t’i kthehet mandati popullit”.
Haradinaj ka marrë vetëm 10% të votave sipas Exit Poll’it.