Veseli në një konferencë për shtyp nga zyra kryesore e PDK’së në Prishtinë ka pranuar humbjen, po ashtu ka deklaruar se PDK do të shkon pas 12 viteve në opozitë.
Ai tha se PDK do të vazhdon të shpërblejnë kombin dhe shtetin.
“Së bashku me Partinë Demokratike të Kosovës kemi punuar shumë që të fitojmë këto zgjedhje, por nuk i fituam, qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë, PDK do të kalon në opozitë, por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombit dhe shtetit”, tha Veseli, transmeton Gazeta Metro.
Veseli ka falënderuar të gjithë votuesit e PDK’së dhe simpatizantët e tyre për votat dhe angazhimin e tyre gjatë këtij muaji.