Përfaqësues të ambasadës Britanike vizitojnë komunën e Bujanocit

Përfaqësues të ambasadës Britanike vizitojnë komunën e Bujanocit

Përfaqësues të ambasadës Britanike në Beograd kanë qëndruar për vizitë në Bujanoc të kryesuar nga zonja Chantel Care, sekretare e parë në ambasadën e Britanisë së Madhe në Bograd është informuar për gjendjen aktuale në Luginë të Preshevës.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi në një postim në facebook deklaroi se me zonjën Care por edhe me takimet e djeshme nga ambasada e SHBA-së është biseduar edhe për problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dhe se rruga e vetme sipas tij është trajtimi i Luginës edhe në dialogun Kosovë – Serbi. 

"Me Sekretarën e parë politike të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd, znj.Chantel Care biseduam për gjendjen aktuale politike në vend.
Edhe njëherë potencova se rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, është trajtimi i Luginës në dialogun Kosovë-Serbi.
Temat e njejta i bisedova, dje edhe me përfaqësuesit e Ambasadës amerikane në Beograd."